Sport

Kurtulushi, afër kalimit te Roma

Vitin e kaluar Edvin Kurtulush nisi shkëlqimin te Halmstadsi dhe sot vlerësohet yll te Hammarby. Tani është momenti i vëllait të tij të vogël, Bleon Kurtulushit, mbrojtësit 15-vjeçar.

Gazeta italiane “Il Tempo” ka shkruar të mërkurën se ai mund të transferohet te skuadra e Romës në Itali, që drejtohet nga trajneri portugez Jose Mourinho. Edvin Kurtulushi ishte kapiten i Kosovës U21, por më pas vendosi ta vazhdonte karrierën me Përfaqësuesen e Suedisë duke u larguar nga Kosova.

Ai debutoi te Suedia së fundmi. Edhe Bleoni 15-vjeçar karrierën e ka nisur te Halmstadsi, ndërsa ishte një prej 132 lojtarëve të përzgjedhur për të marrë pjesë në kampin e Suedisë në Halmstadt në fillim të muajit korrik.

I pranishëm në atë kamp ishte edhe asistenti i ekipit A të Suedisë, Peter Wettergren.

“Jam i mirë me topin në këmbë dhe e lexoj lojën mirë. Jam pak a shumë si vëllai”, kishte thënë Bleoni në atë kohë për “Hallandsposten”.