Sport

Ujkani mund të transferohet në Serie B

Samir Ujkani është në kërkim të një skuadre të re. Portierit kosovar i ka skaduar kontrata me Empolin dhe tani është i lirë.

Për portierin vushtrrias interesim kanë shprehur dy skuadra që garojnë në Serie B të Italisë.

“Corriero dello Sport” ka bërë të ditur se Perugia dhe Cosenza janë skuadrat e interesuar për 34-vjeçarin.

Reprezentuesi i Kosovës, Ujkani, edicionin e shkuar kishte vetëm një paraqitje për Empolin. Ai ka kohë që është vetëm portieri i dytë nëpër skuadra, ashtu si te Kosova.

Në Serie B, Ujkani ka 141 paraqitje.