Sport

Scamacca arrin marrëveshje me PSG-në

Paris Saint-Germaini shpreson të kompletojë shpejt marrëveshjen me sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamacca, raporton “Le Parisien”.

Drejtuesit e klubit parisien kanë udhëtuar drejt Italisë për të mbyllur marrëveshjen me sulmuesin.

23-vjeçari është pajtuar t’i bashkohet ekipit francez dhe pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

PSG-ja ka ofruar 50 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e italianit.

Në garë për Scamaccan ishin edhe Arsenali dhe Manchester Unitedi.