Sport

Chelsea afër marrëveshjes me Koulibalyn

Chelsea është afër marrëveshjes me Napolin për mbrojtësin Kalidou Koulibaly.

“The Athletic” bënë të ditur se drejtuesit e klubit anglez janë në negociatat të avancuara me Napolin për qendërmbrojtësin.

Senegalezi është pajtuar me kushtet e ofruara nga londinezët dhe që të transferohet në Premier League.

“Blutë e Londrës” kanë ofruar 40 milionë euro dëmshpërblim për 31-vjeçarin.

Koulibaly ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.