Sport

Manaj zyrtarizohet te Watfordi

Skuadra angleze, Watford, ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shqiptar Rei Manaj.

Klubi anglez ka njoftuar se Manaj ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Manaj është transferuar nga Barcelona, derisa detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

25-vjeçari nga sezoni i ri do të luajë në Championship.

Manaj sezonin e shkuar ishte i huazuar te skuadra nga Serie A, Spezia. Te Barça nuk ka luajtur asnjë ndeshje në La Liga.