Sport

West Hami vazhdon bisedimet për Brojën

Descriptive Text

Ende nuk dihet se ku do të luajë Armando Broja në edicionin 2022/2023.

Sulmuesi shqiptar që ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026 nuk ndodhet aktualisht me ekipin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për turneun parasezonal.

Për Brojën interesim të madh ka shfaqur West Ham Unitedi.

Klubi nga Londra kërkon ta transferojë 20-vjeçarin e jo ta marrë në formë huazimi.

Borja shkëlqeu në edicionin e shkuar me Southamptonin. Ai shënoi 9 gola dhe bëri një asistim në 38 ndeshje në të gjitha garat.

Përveç Southamptonit, ai ka qenë i huazuar edhe te Vitesse.