Sport

Mainzi interesohet për Berishën

Descriptive Text

Sulmuesi Mërgim Berisha pritet të shitet gjatë kësaj vere nga Fenerbahçe. Mediat turke kanë bërë të ditur se së fundmi interesim për kosovarin ka shprehur skuadra nga Bundesliga, Mainz.

24-vjeçari nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij te klubi turk edicionin e shkuar.

Te skuadra e Mainzit, Berishën po e shohin përforcim ideal për fazën e sulmit për edicionin e ri të kampionatit gjerman.

Trajneri i Mainzit, Bo Svensson, ka kërkuar që këtë afat kalimtar të transferohet një sulmues, pas largimit të disa prej futbollistëve kryesorë të edicionit të shkuar.