Sport

Salihamixhiq në Torino për De Ligtin

Descriptive Text

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamixhiq, ka mbërritur në Torino të hënën në mesditë, për të finalizuar transferimin e lojtarit të Juventusit, Matthijs de Ligtit.

Ai ka udhëtuar drejt Torinos me aeroplan privat. Në këtë formë, Bayerni është duke e fituar garën me Manchester Cityn dhe Chelsean.

“Do të shohim”, u ka thënë gazetarëve Salihamixhiq.

Bayern Munich e De Ligt raportohet se janë pajtuar për kushtet. Lojtari pritet të fitojë 10 milionë euro neto në sezon.

Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e tij me vlerë 120 milionë euro.