Sport

Selmani pritet të transferohet te Hapoel Beer Sheva

Sulmuesi Astrit Selmani pritet të largohet nga Hammarby. Mediat suedeze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit janë në negociata me ekipin izraelit Hapoel Beer Sheva për shitjen e sulmuesit kosovar.

Krerët e klubit suedez tashmë janë në bisedime të avancuara me skuadrën izraelite.

Selmani nuk ka arritur të gjejë hapësira të mjaftueshme në formacionin bazë këtë vit te Hammarby.

Ka luajtur vetëm 764 minuta në Allsvenskan duke shënuar një gol. Së fundi humbi vendin edhe te Kosova.