Sport

Atletico refuzon ofertat për Felixin

Atletico Madridi ka refuzuar të gjitha ofertat për sulmuesin e krahut Joao Felix.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se është trajneri Diego Simeone që nuk dëshiron ta lejojë largimin e portugezit.

Felix edicionin e shkuar është kritikuar për paraqitjet e tij me madrilenët. Megjithatë, trajneri Simeone beson në aftësitë e lojtarit.

22-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026.