Sport

Rice mbetet te West Hami

Declan Rice do të mbetet pjesë e West Hamit edhe për sezonin e ri.

Mesfushori anglez ka qenë i lidhur me një largim nga londinezët gjatë kësaj vere, por drejtuesit e klubit kanë refuzuar ofertat për 23-vjeçarin.

Krerët e West Hami u kanë bërë me dije skuadrave të interesuara se mesfushori nuk është në shitje.

Trajneri David Moyes ka bërë me dije se llogarit në shërbimet e tij në sezonin e ri.

23-vjeçari ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024.