Sport

Brightoni me kontratë të re për Cucurellan

Brightoni është në bisedime me mbrojtësin Marc Cucurella për vazhdimin e kontratës.

Sipas “The Athletic”, drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë ta shesin gjatë kësaj verë spanjollin që si mbrojtës i majtë.

Pas interesimit të Manchester Cityt drejtuesit e klubit janë duke bërë përpjekje ta mbajnë në skuadër lojtarin.

Kontrata aktuale 23-vjeçarit i skadon në vitin 2026.

Klubi anglez i ka ofruar kontratë dyvjeçare me rritje të pagës për ta mbajtur në skuadër.