Sport

Raphinha nuk udhëton me Leedsin në Australi

Descriptive Text

Raphinha nuk ka udhëtuar me skuadrën e Leeds Unitedit në ndeshjet parasezonale në Australi.

Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez në faqen zyrtare.

Braziliani do t’i vazhdojë stërvitjet në mënyrë të veçuar në Angli, derisa klubi të gjejë marrëveshjen me Barcelonën për shitjen e lojtarit.

Braziliani u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

Barcelona tashmë ka nisur bisedimet me Leedsin për 25-vjeçarin dhe do të tentojë të gjejë marrëveshjen për transferimin e tij.