Sport

Aliu shkëput kontratën me Zuerichun, i bashkohet Xamaxit

Mesfushori Izer Aliu e ka shkëputur kontratën me Zuerichun me marrëveshje të dyanshme.

22-vjeçari menjëherë ka gjetur skuadër të re, por në rangun e dytë të futbollit zviceran.

Aliu të shtunën i është bashkuar skuadrës Neuchatel Xamax që bën gara në “Challenge League”.

Ai ka luajtur më parë në këtë ligë për dy sezone e gjysmë, fillimisht te Chiasso e më pas te Kriensi.

Në Superligën e Zvicrës ka 16 paraqitje, ndërsa pati tri asistime në sezonin 2019/20 me skuadrën e Zuerichut.

Është zhvilluar si futbollist në Zvicër, ku i kaloi të gjitha grupmoshat, deri në U20.