Sport

Milani vazhdon bisedimet me Leaon

Milani po vazhdon bisedimet me Rafael Leaon për vazhdimin e kontratës.

“Rossonerët” kanë pasur një takim me menaxherin e lojtarit Jorge Mendes dhe i kanë paraqitur ofertën për vazhdimin e bashkëpunimit.

Kontrata e portugezit skadon në vitin 2024 me klubin italian. “Kuqezinjtë” i kanë ofruar kontratë trivjeçare me rrijte të pagës sulmuesit.

Leao ka bërë të ditur se për të vazhduar kontratën dëshiron pagë rreth shtatë milionë euro në sezon.

Krerët e klubit italian po shpresojnë ta bindin sulmuesin të mbetet në “San Siro”.