Sport

Ruizi dëshiron largimin nga Napoli

E ardhmja e Fabian Ruiz vazhdon të mbetet e paqartë. Për momentin, mesfushori i Napolit ka hequr dorë nga rinovimi i kontratës e cila i është ofruar nga skuadra italiane.

Kontrata e Ruizit me Napolin skadon në vitin 2023.

Mesfushori spanjoll thuhet se e ka kërkuar largimin pasi dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij.

Interesim për mesfushorin kanë shprehur skuadra nga La Liga.

Napoli për ta liruar 26-vjeçarin po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim.