Sport

Arsenali nuk heq dorë nga Tielemansi

Arsenali nuk ka hequr dorë nga shërbimet e Youri Tielemans. Mediat angleze kanë bërë të ditur se londinezët po shpresojnë ta transferojnë mesfushorin gjatë kësaj vere.

Belgu pritet të largohet nga Leicesteri pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2023.

25-vjeçari u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Arsenali për ta transferuar Tielemansin.

Klubi anglez thuhet se është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për belgun.