Sport

Gjyqtari i parë i FIFA-s që pranon publikisht se është homoseksual

Gjyqtari brazilian Igor Benevenuto është bërë arbitri i parë me stemë të FIFA-s që ka pranuar publikisht se është homoseksual, shkruan EPSN.

Benevenuto, 41 vjeç, njoftoi gjatë një podcasti të Globoesporte se është homoseksual dhe shprehu gëzimin e tij që më në fund është gati të jetë vetvetja.

FIFA e ka mirëpritur vendimin e tij dhe ka thënë se ky është një moment shumë i rëndësishëm.

"FIFA mirëpret dhe mbështet gjyqtarin Igor Benevenuto dhe vendimin e tij për të dalë publikisht për orientimin e tij seksual. Siç u theksua herët e tjera, FIFA beson fuqimisht se futbolli është për të gjithë. Dhe Igor që përpiqet të jetë i vërtetë me veten është një gjë e rëndësishme për futbollin në Brazil dhe në vende të tjera të botës. Shpresojmë që ky vendim të inkurajojë të tjerët dhe të frymëzojë diversitet dhe përfshirje më të madhe në lojën e bukur”, thuhet në reagimin e FIFA-s.