Sport

Depay shpreson të mbetet te Barcelona

Memphis Depay po shpreson që të mbetet te Barcelona deri në fund të kontratës së tij e cila i skadon në vitin 2023.

Sulmuesi holandez do t’i bashkohet klubit gjatë kësaj jave në stërvitjet parasezonale por mund të shitet gjatë kësaj vere.

“Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se trajneri Xavi Hernandez nuk llogarit në shërbimet e lojtarit për sezonin e ri.

Klubi spanjoll është në pritje të ofertave për ta shitur Depayn.

Interesim për holandezin kanë shprehur skuadra nga Premier League.