Sport

PSG-ja me ofertë për Scamaccan

Descriptive Text

Paris Saint Germain synon ta përforcojë repartin ofensivë gjatë afatit kalimtar të verës për edicionin e ri.

Njëri nga objektivat kryesor të parisienëve është sulmuesi i Sassuolos Gianluca Scamacca.

Sipas “Sky Sport Italia” klubi francez e ka bërë ofertën e parë për sulmuesin italian.

Kampioni francez ka ofruar 30 milionë për t’i siguruar shërbimet e Scamaccas.

Por kjo ofertë do të refuzohet nga klubi italian. Sassuolo për kërkon 50 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar 23-vjeçarin.