Sport

Dembele pajtohet të mbetet te Barcelona

Ousmane Dembele ka vendosur të vazhdojë kontratën me Barcelonën.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë arritur ta bindin sulmuesin që të mbetet në “Camp Nou”.

Francezi ka pranuar ofertën e fundit të klubit dhe do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Në ditët në vijmë sulmuesi i krahut do të takohet me krerët e klubit për të diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes.