Sport

Pesë momentet më të mira në karrierën e Wilshereit

Descriptive Text

Nata kundër Barcelonës – Arsenali luajti kundër Barcelonës që ishte një prej ekipeve më të mira të të gjitha kohërave. 19-vjeçari Wilshere u desh të luante kundër Sergio Busquetsit, Andreas Iniestas e Xavit. Ai tregoi nivel të lartë, ndërsa Arsenali fitoi 2:1.

Goli i sezonit kundër Norwichit – Wilshere nuk shënoi shumë gola në karrierën e tij, por kur ai shënonte, kujdesej të ishte gol i veçantë. Një prej tyre ishte goli kundër Norwichit në vitin 2013. U zgjodh goli i sezonit.

Dominoi Brazilin – Wilshere u zgjodh lojtari i ndeshjes kundër Brazilit në vitin 2013 në fitoren e Anglisë, 2:1. Ishte fitorja e parë e Anglisë ndaj kësaj përfaqësueseje.

Ndihmoi Arsenalin ta fitojë Kupën FA – Në pjesën e dytë të vazhdimeve në finalen e Kupës FA të vitit 2014, Arsenali barazonte 2:2 me Hull Cityn. Wilshere u fut në lojë dhe brenda katër minutash luajti rol në shënimin e golit të fitores. Ishte trofeu i parë i Arsenalit në nëntë vjet.

I doli në ndihmë Anglisë kundër Sllovenisë – “Tre Luanët” ishin duke humbur 1:0 nga Sllovenia në kualifikime të “Euro 2016”, në vitin 2015. Wilshere shënoi dy gola nga distanca dhe e kaloi Anglinë në epërsi. Skuadra e Roy Hodgsonit fitoi në fund me shifrat 3:2.