Sport

Raphinha pranë Barçës

Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje me Leeds Unitedin për Raphinhan.

"Marca" ka bërë të ditur se klubi anglez ka pranuar ofertën e fundit nga katalunasit për brazilianin.

Edhe Raphinha ka gjetur marrëveshjen me klubin spanjoll dhe është pajtuar me kushtet personale

25-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me ekipin nga La Liga.

Braziliani javë më parë ka refuzuar mundësinë e transferimit te Chelsea, pasi dëshira e tij ishte t’i bashkohet Barcelonës.