Sport

Interi insiston për Bremerin

Drejtuesit e skuadrës së Interit janë takuar me krerët e Torinos ndërsa janë duke u përpjekur të gjejnë marrëveshjen për mbrojtësin Gleison Bremer.

Sipas “Gianluca Di Marzio” është vetë futbollisti që u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të transferohet tek Interi gjatë kësaj vere.

“Zikaltrit” thuhet se janë duke tentuar të bindin drejtuesit e klubit torinez duke ofruar një shumë të konsiderueshme parash dhe shërbimet e një futbollisti për të arritur te Bremer.

Braziliani ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024. Për mbrojtësin interesim kanë shprehur edhe skuadra nga Premier League.