Sport

City i ofron kontratë të re Mahrezit

Manchester City i ka ofruar kontratë të re sulmuesit të krahut Riyad Mahrez.

Gazetari i njohur Fabrizo Romano ka bërë të ditur se është trajneri Pep Guardiola që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit t’i vazhdojnë kontratën algjerianit.

Kontrata e Mahrezit me Manchester Cityn skadon në vitin 2023. Klubi anglez i ka ofruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Anësori 31-vjeçar ishte një ndër lojtarët kryesorë sezonin e shkuar duke e ndihmuar ekipin të fitojë titullin kampion.

Mahrez në 28 ndeshje edicionin e shkuar shënoi 24 gola dhe bëri nëntë asistime.