Sport

Liverpooli u ofron kontrata të reja Jotas dhe Keitas

Liverpooli po vazhdon rinovimet e kontratave me disa prej lojtarëve kryesorë të edicionit të shkuar.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me Diego Jotan dhe Naby Keitan për vazhdimin e kontratës.

Kontrata e sulmuesi Jota skadon në vitin 2025, ndërsa klubi anglez i ka ofruar kontratë dyvjeçare që do ta mbante në “Anfield” deri në vitin 2027. Bisedimet thuhet se janë në fazë të avancuara dhe sulmuesi pritet ta vazhdojë kontratën.

Klubi anglez i ka ofruar kontratë të re edhe Keitas e cila i skadon në vitin 2023.

Liverpooli i ka ofruar kontratë trevjeçare mesfushorit që po vazhdon bisedimet me krerët e klubit.