Sport

City zyrtarizon Alvarezin

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin anglez.

Alvarez është transferuar nga River Plate dhe do të mbetet në huazim deri në përfundim të sezonit në kampionatin argjentinas.

Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez.

Argjentinasi është shprehur i lumtur me transferimin te City, duke shpresuar se do ta ndihmojë ekipin të fitojë trofe.