Sport

Rybakina i bashkohet Jabeurit në finale

Elena Rybakina do t’i bashkohet Ons Jabeurit në finalen e “Wimbledonit”.

Pas paraqitjes shumë të mirë të Jabeurit, njësoj reagoi edhe Rybakina që shënoi fitore impresive në gjysmëfinale.

Rybakina u bë tenistja e parë nga Kazakistani që arrin në një finale të një turneu madhor. Fitoi të enjten me rezultatin 2:0 në sete, 6:3 dhe 6:3, ndaj ish-kampiones, Simona Halep.

Të dyja tenistet do të takohen në finale të shtunën.

Rybakina u lind në Moskë, por e përfaqëson Kazakistanin që prej vitit 2018.