Sport

Gentrit Begolli zyrtarisht te Llapi

Descriptive Text

Pas transferimit të Leart Eminit nga Besa, skuadra e Llapit ka konfirmuar edhe përforcimin e radhës.

Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut Gentrit Begolli, i cili në sezonin që lamë pas veshi fanellën e Prishtinës, transmeton Koha.net.

“Edhe zyrtarisht Gentrit Begolli është pjesë e Llapit. Sulmuesi i krahut ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë dhe do mbrojë ngjyrat bardhekaltër në sezonin e ri”, thuhet në konfirmimin e KF Llapit.

Llapi më tutje shkruan se, “Begolli sezonin që lamë pas ishte pjesë e FC Prishtinës, ndërsa i bashkohet Llapit për të dhënë kontributin e tij drejt arritjes së objektivave të klubit së bashku me futbollistët tjerë”.