Sport

Morata kthehet tek Atletico Madridi

Descriptive Text

Sulmuesi i Përfaqësueses së Spanjës, Alvaro Morata mezi pret t’i fillojë përgatitjet me Atletico Madridin. Ai pret të arrij suksese me klubin spanjoll. Morata është kthyer te klubi spanjoll pas dy sezoneve i huazuar te Juventusi.

“Jam shumë i motivuar dhe mezi pres të filloj stërvitjet. Jam i sifurt se do të jetë një vit i mrekullueshëm. Mezi pres të takohem me shokët e skuadrës. Ata më kanë pritur gjithmonë mirë. Ne kemi ruajtur kontaktet. Unë jam me fat që kam punuar tashmë me Simenonen dhe mezi pres të fillojmë përgatitjet për këtë sezonin e ri së bashku”, ka thënë Morata për faqen zyrtare të klubit.

Ai tha se konkurrenca në çdo ekip është e shëndoshë.

Sipas tij, Atletico është skuadër e kompletuar dhe mund të fitojë trofe. Sulmuesi 29-vjeçar me Atleticon ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.