Sport

City kërkon Cucurellan

Manchester City ka shprehur interesim për futbollistin e Brightonit, Marc Cucurella, raporton “Daily Mail” të enjten.

Kampioni i Anglisë shpreson ta bindë mbrojtësin e majtë gjatë verës së këtij viti për ta rritur konkurrencën në ekip.

Spanjolli 23-vjeçar me Brightonin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Interesim për reprezentuesin e Spanjës ka shprehur edhe Chelsea.