Sport

Bonucci: Nesta, idhulli im

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci ka zbuluar se është një adhurues i Alessandro Nestas, dhe ishte ai arsyeja pse është bërë mbrojtës.

Bonucci në këtë afat kalimtar braktisi Juventusin për të filluar me Milanin aventurën e re, transmeton Koha.net.

“Lojtarët që kanë luajtur për Milanin kur unë isha fëmijë janë legjenda, për atë se çfarë kanë fituar dhe çfarë i kanë dhënë futbollit. Më pas, kur u rrita, Nesta u bë idhulli im dhe më pas u bëra mbrojtës”, është shprehur Bonucci për Milan TV.

Bonucci synon ta ndihmojë Milanin që të rikthehet në majat e futbollit evropian.