Sport

Sinisterra transferohet te Leedsi

Leeds Unitedi ka njoftuar për transferimin e Luis Sinisterras.

Sinisterra u zyrtarizua të enjten dhe nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare.

Kolumbiani 23-vjeçar që luan në krahun e majtë, për katër sezone ishte pjesë e skuadrës së Feyenoordit. Te Leedsi u transferua për 25 milionë euro.

Ai bëhet transferimi i gjashtë i verës për skuadrën e Premier Leagues angleze, pas Tyler Adamsit, Marc Rocas, Rasmus Kristensenit, Brenden Aaronsonit dhe Darko Gyabit.

Leedsi e shiti Kalvin Phillipsin te Manchester City për rreth 49 milionë euro.