Sport

Shefi i Bayernit: Ronaldo nuk i përshtatet filozofisë sonë

Cristiano Ronaldo po këmbëngul për largim nga Manchester Unitedi, por ekipi i përfolur për interesim ndaj tij, Bayern Munich, nuk do të nënshkruaj me të. Kështu ka thënë shefi ekzekutiv dhe ish-portieri i kampionit gjerman, Oliver Kahn.

Sipas Kahnit, transferimi i 37-vjeçarit në “Allianz Arena” është shumë larg që të ndodhë dhe ata kanë bërë asnjë kërkesën për të.

“Sado që unë e vlerësoj Cristiano Ronaldon si një nga më të mëdhenjtë, një transferim nuk do të përputhej me filozofinë tonë”, ka thënë Kahn për Kicker.

Portugezi u kthye te Unitedit vetëm një vit më parë, por moskualifikimi në Ligën e Kampionëve e ka shtyrë atë të kërkojë largimin.

Chelsea mbetet një nga destinacionet e mundshme për Ronaldon.