Sport

Koljeviqi kthehet te Ponte Prizreni

Descriptive Text

Fundori nga Mali i Zi, Ivan Koljeviq është përforcimi i parë i huaj te Ponte Prizreni për sezonin e ri.

Ekipi nga Prizreni, të mërkurën e ka zyrtarizuar Koljeviqin, me të cilin ka firmosur kontratë për edicionin 2020/23.

Në fakt, Koljeviqi po kthehet te Ponte Prizreni, ekip që luajti në pjesën e parë të sezonit të kaluar për t'iu bashkuar Rahovecit, por as te kjo skuadër nuk qëndroi deri në fund pasi u largua.

Te Ponte, ai ishte ndër më të dalluarit dhe ndihmoi ekipin ta fitojë Superkupën e Kosovës.

Koljeviqi, karrierë ka bërë edhe te Trepça.

"Ivan Koljeviq pa dyshim që është njëri ndër organizatorët më të mirë në Superligën e Kosovës. Nuk do ndalemi me kaq, në ditët në vazhdim do prezantojmë edhe përforcimet tjera" thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ponte Prizrenit.

Para Koljeviqit, ekipi prizrenas ditë më parë ka zyrarizuar Meriton Ismailin e vazhdimin e bashkëpunimit me Urim Zenelajn.