Sport

Bergwijn kthehet në elitën e futbollit holandez

Futbollisti i Tottenhamit, Steven Bergëijn, pritet të kthehet në elitën e futbollit holandez.

Bergwijn ishte pjesë e Tottenhamit, skuadër e cila ka arritur tashmë marrëveshje me Ajaxin e Amsterdamit.

24-vjeçari do t’i bashkohet kampionit të “Eredivisies” për 30 milionë euro, ka shkruar të mërkurën “Sky Sports”.

Futbollisti i krahut iu bashkua Spursit në janar të vitit 2020 nga skuadra e PSV Eindhovenit.

Në sezonin e fundit shënoi katër gola dhe asistoi dy herë në 32 paraqitje në të gjitha garat.