Sport

Pogba do t’i kryejë testet mjekësore te Juve në vikend

Paul Pogba pritet t’i ribashkohet Juventusit si futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin.

“BBC-ja” ka shkruar të mërkurën se 29-vjeçari do t’i kryejë testet mjekësore në këtë vikend, para se ta kompletojë transferimin.

Pogba iu bashkua Unitedit nga skuadra italiane në vitin 2016, në atë kohë për shumën rekorde prej 100 milionë eurosh.

Unitedi dhe Pogba nuk arritën ta nënshkruanin kontratën e re dhe klubi konfirmoi se në fillim të qershorit ai do të largohet si futbollist i lirë.

Pogba do ta nisë periudhën e dytë te Juventusi në javën tjetër, para udhëtimit për në SHBA, ku do të luajë kundër Barcelonës dhe Real Madridit, më 27 dhe 30 korrik.

Për sezonin e dytë rresht, Juventusi përfundoi i katërti në Serie A, me 16 pikë prapa kampionit, Milanit.

Mesfushori Pogba me Juventusin nga viti 2012 deri në vitin 2016, kishte shënuar 34 gola në 178 ndeshje.