Sport

Neymari te PSG-ja me pagë tre herë më të lartë se te Barcelona

Neymari te PSG-ja është transferimi më i madh që pritet të ndodhë në këtë afat kalimtar.

Me këtë transferim braziliani pritet që të marrë pagë tre më të lartë se ajo aktuale që e merr te Barcelona, transmeton Koha.net.

Goal raporton se 25 vjeçari do të marrë 30 milionë euro në sezon në Parc des Princes. Megjithatë 15 për qind e pagës së tij pritet të shkojnë në drejtim të babait të lojtarit.

Për shërbimet e tij PSG-ja do të paguajë 222 milionë euro.

Përveç pagës, Goal raporton se klubi do t’i ofrojë lojtarit një përqindje të të ardhurave nga hotelet në pronësi të bordit të PSG-së, si dhe një avion privat për t’i lejuar atij të udhëtojë në Brazil sa herë që ai dëshiron.