Sport

Stoke City e Schalke në garë për Valon Berishën

Stoke City e Schalke raportohet se janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për përfaqësuesin e Kosovës, Valon Berisha.

Stoke City e sheh zëvendësues ideal të Marko Arnautoviqit, i cili u transferua te West Hami, raporton Stoke Sentinel.

24 vjeçari i Salzburgut, që vlerësohet rreth 10 milionë euro, ka nënshkruar kontratë të re me klubin austriak deri më 2020.

Këtë sezon ai ka shënuar tre gola, përfshirë edhe një gol ndaj Hibernians në Ligën e Kampionëve.

Interesim për të raportohet se ka shprehur edhe Schalke, por destinacioni i preferuar është Anglia.

Valon Berisha luan për Salzburgun që nga 2012, me të cilin ka fituar katër herë titullin.

Te Stoke City ai do bëhej bashkëlojtar i Xherdan Shaqirit, derisa te Schalke do të luante me Donis Avdijajn.