Sport

Reali i ofron kontratë të re Militaos

Real Madridi po vazhdon rinovimin e kontratave me disa prej futbollistëve kryesorë të sezonit të shkuar.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se futbollisti i radhës që do të nënshkruajë kontratë të re është mbrojtësi Eder Militao.

Qendërmbrojtësi dhe drejtuesit e Real Madridit kanë rënë dakord për të përmirësuar dhe zgjatur marrëveshjen e tyre.

Lojtari thuhet se është pajtuar ta vazhdojë kontratën me madrilenët deri në vitin 2028.

Kontrata aktuale brazilianit i skadon në vitin 2025.

24-vjeçari është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2019.