Sport

Ibra do të mbetet te Milani

Descriptive Text

Zlatan Ibrahimoviq dëshiron të luajë edhe një sezon me skuadrën kampione të Italisë, Milan.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se sulmuesi është i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën e tij pasi dëshiron me çdo kusht të mbetet te “Rossonerët”.

40-vjeçari ka nisur bisedimet me krerët e klubit italian dhe palët janë afër marrëveshje.

Ibrahimoviq pritet të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me “kuqezinjtë”.

Suedezi është pjesë e Milanit që nga viti 2020.