Sport

Ronaldo mund të kalojë te Barcelona

Cristiano Ronaldo po kërkon largimin nga Manchester Unitedi këtë verë.

“AS” shkruan se agjenti i portugezit, Jorge Mendes është takuar të hënën me presidentin e Barçës, Joan Laporta.

Temë kryesore e diskutimit kanë qenë emrat si Ruben Neves, Rafa Leao dhe Bernardo Silva, por është folur edhe për Cristiano Ronaldon dhe mundësinë që ai të transferohet në “Cam Nou” këtë verë.

Ronaldo ka kontratë me Man Unitedin deri në verën e vitit 2023. Ai ende nuk i është bashkuar skuadrës në përgatitje për shkak të një problemi familjar.