Sport

Prishtina angazhon një mbrojtës të talentuar

Prishtina vazhdon me përforcime për edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në futboll.

Të hënën mbrëma Prishtina ka njoftuar për angazhimin e mbrojtësit 19-vjeçar, Ardi Ajdini.

Me Ajdinin, Prishtina ka firmosur për tri vjet.

Ajdini deri më tani ishte te 2 Korriku i Prishtinës, ndërsa edicionin e kaluar i luajti 25 ndeshje në Ligën e Parë.

Më herët ishte edhe te Besa e Pejës.

Ajdini është rritur te 2 Korriku, ndërsa ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës.

Image