Sport

Zyrtare: Ish-lojtari i Juventusit bëhet trajner i Partizanit

Partizani ka konfirmuar se trajneri Italian, Mark Iuliano, ish-mbrojtësi i Juventusit do të marrë drejtimin e skuadrës.

Ai do të prezantohet në një konferencë për shtyp të mërkurën, së bashku me ndihmësin e tij Aleksandro Dosena, transmeton Koha.net.

“Në një konferencë për shtyp, e cila do të organizohet paraditen e së të mërkurës në ambientet e klubit datë 26 korrik ora 11:00 , Mark Iuliano dhe ndihmësi i tij Aleksandro Dosena do të prezantohen zyrtarisht përpara mediave”, thuhet në postimin e Partizanit në Facebook.

Image