Sport

Chelsea afër marrëveshjes me De Ligtin

Descriptive Text

Chelsea po bën hapa të mëdhenj drejt kompletimit të transferimit të Matthijs de Ligt nga Juventusi.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se londinezët janë afër arritjes së marrëveshjes me ofertën e fundit.

22-vjeçari është lidhur me një lëvizje në “Stamford Bridge” dhe raportohet se tani Chelsea është në pozitë të mirë për të nënshkruar me holandezin.

Juventusi do të pranojë ofertën prej 70 milionë euro për De Ligtin, kanë njoftuar mediat angleze të dielen.

Mbrojtësi së fundmi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2024.

De Ligt është i hapur të transferohet në Londër gjatë kësaj vere.