Sport

Newcastle kërkon huazimin e Brojës

Descriptive Text

Newcastle kërkon huazimin e sulmuesit të Shqipërisë, Armando Broja, ka njoftuar të dielën “Sky Sports”.

Por, Chelsea do të vendosë për të ardhmen e Brojës vetëm pas fazës përgatitore. Interesim për Brojën kanë shprehur edhe dy klubet e tjera të Premier Leagues, West Ham Unitedi dhe Southamptoni. Broja ishte te Southamptoni sezonin e kaluar, i huazuar nga Chelsea. Skuadra nga Londra, Chelsea, ka huazuar Romelu Lukakun tek Interi dhe ka gjasa që mos ta lirojë Brojën të kalojë në ndonjë klub tjetër.

Broja 20-vjeçar, edicionin e kaluar shënoi nëntë gola dhe asistoi një herë në 38 paraqitje.