Sport

Silva pranë Barcelonës

Manchester City ia ka dhënë dritën jeshile Barcelonës për ta transferuar Bernardo Silvan, raporton “Sport”.

Reprezentuesi portugez pritet t’i bashkohet Barcelonës gjatë këtij muaji.

Gjiganti spanjoll pas shumë tentimeve ka bindur drejtuesit e klubit anglez ta lirojnë lojtarin e fazës ofensive. Silva me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Për Cityn në 249 ndeshje ka shënuar 48 gola dhe ka kontribuuar me 50 asistime.