Sport

Zenelaj vazhdon me Prizrenin

Qendra Urim Zenelaj ka vazhduar kontratën me Prizrenin.

Këtë e ka konfirmuar klubi prizrenas të dielën.

“Lojtari më besnik i skuadrës, Urim Zenelaj, qëndron te skuadra jonë. Pa dyshim qendra numër një në Kosovë, tani i bën pesë vjet në skuadër. Përkundër shumë ofertave ai i qëndron besnik klubit të zemrës”, ka njoftuar Prizreni.

Sipas njoftimit, Zenelaj i është nënshtruar dy intervenimeve mjekësore dhe do të “jetë arma më e fortë e ekipit”.

Zenelaj shquhet për praninë fizike që jep në afërsi të koshit, ndërsa ftohet herë pas here nga Kosova.