Sport

Unitedi e City pas Gnabryt

Descriptive Text

Serge Gnabry mund të largohet nga Bayern Munichu. Sulmuesi i krahut nuk e ka vazhduar kontratën me “bavarezët”, e cila i skadon në vitin 2023. Drejtuesit e klubit gjerman kanë tentuar ta bindin lojtarin ta vazhdojë bashkëpunimin, por nuk është gjetur marrëveshja.

Së fundmi në garë për gjermanin kanë hyrë dy skuadrat angleze, Manchester Unitedi dhe Manchester City.

Të dyja skuadrat do të nisin bisedimet me Bayern Munichun për të kuptuar çmimin e lojtarit.

“Djajtë e Kuq” do të ofrojnë rreth 40 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.