Sport

Barcelona me ofertë për Alonson

Barcelona është gjithnjë e më afër një marrëveshjeje për mbrojtësin e krahut të majtë të Chelseat, Marcos Alonso.

Sipas “Sport”, bisedimet mes drejtuesve të klubeve janë në fazë të avancuar.

Barcelona do të ofrojë rreth 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e spanjollit.

Kjo ofertë raportohet se do të pranohet nga londinezët, pasi dëshira e lojtarit është të transferohet në “Camp Nou”.

Alonso ka arritur marrëveshje personale me Barçën dhe do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.